![Napoli kryesues nuk ndal hapin, Rrahmani me shokë “likuidojnë” Fiorentinën në transfertë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/01/napoli-kryesues-nuk-ndal-hapin-rrahmani-me-shoke-likuidojne-fiorentinen-ne-transferte_67798ae949b86.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Napoli kryesues nuk ndal hapin, Rrahmani me shokë “likuidojnë” Fiorentinën në transfertë
👁1043
Nisje spektakolare e vitit nga ana e Napolit që ka triumfuar në transfertë ndaj Fiorentinës me rezultatin e pastër 3-0 në sfidën e vlefshme për javën e 19 të Serisë A.
Pjesën e parë, të besuarit e Kontes e mbyllën në avantazh falë golit të David Neres. Në të dytën, Napoli ishte fantastik duke arritur të realizojë me Lukakun dhe Mek Tomeni në minutën e 67 të takimit.
Me këtë triumf në Firence, ekipi napolitan ngjitet në vendin e parë me 44 pikë, tre më shumë se Atalanta ndjekëse. Ndërsa Fiorentina zbret në vendin e gjashtë me 3 pikë larg zonës Champions.napoli fiorentina seria a
Burimi