Myrto Uzuni nuk dëshiron të luajë në La Liga 2, gjigandi grek ofertë sulmuesit kuqezi

Myrto Uzuni nuk dëshiron të luajë në La Liga 2, gjigandi grek ofertë sulmuesit kuqezi

Drejtuesit e Panathinaikosit janë në kërkim të përforcimeve për majën e sulmit dhe së fundmi bëhet me dije se një nga lojtarët që ata po ndjekin është edhe anësori shqiptar, Myrto Uzuni, i cili luan për Granadën.
Kontrata e futbollistit skadon për dy vite, më 30 qershor 2026 dhe vitin e kaluar ai shënoi 11 gola në La Liga. Ky interesim serioz për Uzunin u konfirmua nga faqja spanjolle “ideal.es”. Në artikull thuhet se sulmuesi shqiptar nuk dëshiron të luajë në “Segunda Division” pas rënies së Granadës nga kategoria dhe është duke punuar për opsione të ndryshme për të ardhmen e tij. Në shkrim theksohet se Uzuni ka propozime nga Greqia dhe Turqia.
Propozimi në radhët e tij ka ardhur nga klubi i Panathinaikosit, teksa Uzuni shfaqet pozitiv për transferimin në Greqi. Në fund të fundit ai u rrit në një ishull grek, përpara se të luante futboll në këtë nivel dhe të fitonte para. Sipas spanjollëve, Panathinaikos ka shanse të mjaftueshme për të rënë dakord me Granadën për transferimin e sulmuesit të Kombëtares, i cili pritet të rikthehet nga Silvinjo në muajin shtator, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Për Uzunin do të ishte rikthim në Greqi, pasi më parë ka jetuar në një ishull gjatë fëmijërisë, por do të jetë hera e parë si futbollist i nivelit të lartë. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Uzunit, por ajo që është e sigurt është se ai nuk do të jetë pjesë e Granadës sezonin e ri.myrto uzuni sulmuesi shqiptar panathinaikos skuadra greke
Burimi