Myrto Uzuni humbet shansin e artë me Granadën, sulmuesi kuqezi nuk koordinon goditjen e tij i vetëm përballë portierit (Video)
👁1456
Myrto Uzuni ka marrë shiritin e kapitenit te Granada, teksa pas rënies së kësaj skuadre nga La Liga, futbollisti shqiptar është bërë më i rëndësishmi i skuadrës.
Një shirit kapiteni për të vlerësuar kontributin e tij në sezonet e shkuara, por njëkohësisht edhe për të vlerësuar qendrimin e tij dhe faktin se nuk u largua në merkato.
Megjithatë Uzuni po vuan disi dhe nuk po e rigjen shkëlqimin e dikurshëm te Granada me këtë të fundit që triumfoi sot 1-0 kundër Mirandes, ndërsa Uzuni ishte titullar.
Në minutën e 46 të takimit, Myrto humbi një shans të artë, teksa i vetëm para portierit, nuk koordinoi dot goditjen e tij.
myrto uzuni suulmuesi i kombëtares shqiptare granada
Burimi