“Murinjo ta thotë të vërtetën në sy”, Kumbulla flet për teknikun portugez: Te Roma kisha presion të madh
Në gushtin e këtij viti, Marash Kumbulla u largua nga Roma në formë huazimi për të provuar eksperiencën e tij të parë jashtë Italisë duke veshur fanelën e Espanjolit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka folur për mediat rreth situatës kur ai ndodhej në kryeqytetin italian.
“Te Roma kisha shumë presion, ata janë një ekip i madh në Itali. Tifozët kërkojnë shumë, por unë u argëtova shumë te Roma dhe presioni më ndihmoi shumë të piqesha si lojtar”
Dëmtimi i rëndë në vitin 2023 – “Ishte e vështirë. Kur mësohesh të luash futboll çdo ditë dhe të stërvitesh, është shumë e vështirë të jesh jashtë për tetë muaj”
“Murinjo ua thotë të vërtetën në fytyrë. Me portugezin u rrita shumë në karakter dhe në mentalitet. Ai të ndihmon ta shohësh futbollin në një mënyrë tjetër dhe kjo e bën të lehtë të luash në nivele të larta”, u shpreh mbrojtësi kuqezi për mediat.marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare zhoze murinjo roma
Burimi