Muller lajmëron largimin nga kombëtarja: Kjo ishte ndeshja e fundit me Gjermaninë!

Muller lajmëron largimin nga kombëtarja: Kjo ishte ndeshja e fundit me Gjermaninë!

Legjenda e Gjermanisë Thomas Muller, thuhet se do të tërhiqet nga kombëtarja pas humbjes së vendit të tij në Euro 2024 nga Spanja.
Pas eliminimit zhgënjyes të Gjermanisë nga Euro 2024 dhe pas humbjes 2-1 në çerekfinale ndaj Spanjës, 34-vjeçari la të kuptohet se ndeshja mund të jetë paraqitja e tij e fundit për Die Mannschaft.
“Të flasim realisht, është e mundur që kjo të jetë ndeshja ime e fundit ndërkombëtare. Do të ulem më pas me trajnerin e kombëtares. Ne kemi një marrëdhënie shumë të besueshme. Por siç thashë, realisht është shumë e mundur”, tha ai.
Burimi