Muçi kërkohet në Angli, Beshiktash e vendos me 6 lojtarë të tjerë në shitje
Ernest Muçi
Pa frikë mund të themi se Ernest Muçi do të jetë në merkato gjatë muajit janar. Beshiktashi do të shohë ofertat që do të mbërrijnë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare dhe më pas do të vendosë, ndërsa ofertat më parë nuk kanë munguar nga Anglia.
Klubi turk që e mbylli gjysmën e parë të sezonit me një barazim kundër Alaniasporit, shpreson që ta nisë krejt ndryshe pjesën e dytë. Kriza që ka kapluar klubin, do të marrë zgjidhje që nga caktimi i presidentit të ri që do të votohet më 29 dhjetor.
Ndërkohë, paraprakisht është menduar edhe trajneri i ri që do të nisë punën më 5 janar. Bëhet fjalë për Sergen Jalçin. Megjithatë, drejtuesit janë të bindur se 7 lojtarë do të dalin në merkato.
Transferime do të kërkohet për emra si: Al Musrati, Ernest Muçi, Onul Bulut, Kan Kelesh, Artur Mauaku, Çembërlen dhe Onana, ndërkohë kësaj liste i kanë shpëtuar Çiro Imobile dhe Rafa Silva, të cilët shihet ende të vlefshëm për ekipin. Kështu, Muçi ka pasur një ofertë nga Championshipi anglez, por shuma që ka mbërritur në arkat e Beshiktashit nuk ka qenë ajo që pritej.
Burimi