“Mua ajo çështja e pronës nuk më pëlqen”, Petro Koçi për mandatin e Olta Xhaçkës: Askush nuk mund të më detyrojë se si të votoj

“Mua ajo çështja e pronës nuk më pëlqen”, Petro Koçi për mandatin e Olta Xhaçkës: Askush nuk mund të më detyrojë se si të votoj

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podakstin “Të pashoq”, në kanalin e “Pamfletit” në YouTube është deputeti i PS, Petro Koçi. Ai ka folur për shumë çështje, teksa u ndal edhe te opinioni i Komisionit të Venecias mbi mandatin e Olta Xhaçkës.
-Si e lexuat vendimin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës?
Venecia thotë se respektohet në parim vendimi Gjykatës Kushtetuese, por jo kur ajo të urdhërojë t’i dërgohet një çështje. E kam fjalën për urdhrin që Kuvendi t’ia drejtojë çështjen gjykatës. Ajo nuk e urdhëron dot Parlamentin që t’ia dërgojë këtë çështje. Në rastin e trajtimit të konflikti të interesit të një deputeti, Kuvendi ja dërgon Kushtetueses, nëse e gjykon të tillë.
GJK për shembull trajton një ligj dhe thekson se si duhet bërë ligji. Kur ka dispozita që mud të jenë antikushtetuese, etj, i kërkon Kuvendit ta korrigjojë. Ky vendim është në favor të Kushtetutës. Urdhri i dhënë nga Kushtetuesja duhet riparë.
-Çfarë do bëjë tani PS?
Nuk ka se çfarë bën më. Opinioni e ka bërë ta qartë se nuk e urdhëron dot votën e deputetit. Urdhri Kushtetueses e kapërcente këtë parim. Votën e deputetit nuk e urdhëron askush. Ndryshe do ishte diktaturë.
-Meqë ju zakonisht flisni drejt, mendoj se PS e mbrojti Olta Xhaçkën?
Mua ajo çështja e pronës nuk më pëlqen. Duke parë nga larg dhe ajo që lexojmë, është si moment kompromentues. S’ka lidhje me papajtueshmërinë e mandatit. Konflikti i interesit është personal. Bashkëshorti i një deputeti mundet të bëjë dhe një akt penal, nuk mban përgjegjësi ai ose ajo që është deputet. Nuk mban përgjegjësi familjare.

 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente