
Motori përplaset me “BMW” në rrugën “Barrikada”, plagoset rëndë i riu
👁986
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në rrugën “Barrikada”, në Tiranë. Bëhet e ditur se një motor është përplasur me një makinë tip BMW.
Në foto shihet se drejtuesi i motorit është i shtrirë në tokë dhe i gjakosur.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:50, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.