Moska merr në mbrojtje Vuçiç: Perëndimi po destabilizon Serbinë

Moska merr në mbrojtje Vuçiç: Perëndimi po destabilizon Serbinë

Maria Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se Perëndimi po përgatit destabilizim në Serbi me qëllimin për të minuar situatën e brendshme politike atje.
Deklaratat ajo i bëri pas marrëveshjes që Serbia bëri me BE-në për litiumin dhe protestat e ambientalistëve në vend.
“Ne i konsiderojmë taktika të tilla shkatërruese dhe të papërgjegjshme. Abuzimet e këtij lloji, veçanërisht në kushtet aktuale të turbullta, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Serbinë.  Ato vënë në pikëpyetje përpjekjet e vazhdueshme të Presidentit dhe Qeverisë së tij për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve SERB. Por pengojnë edhe zbatimin e një kursi të pavarur dhe parimor si në çështjet e brendshme ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Zakharova.
Sipas saj, protestat në Serbi po nxiten nga Perëndimi kundër pushtetit aktual në këtë vend.maria zakharova rusia serbia be
Burimi