“Mos më prek me dorë!”/ Bylykbashi përplaset me policët civilë: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi është përfshirë në një përplasje verbale me dy punonjës civil të policisë në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.
Bylykbashi ka kërkuar të dijë se kush ka qenë personi që ka shoqëruar protestuesit, ndërsa punonjësit e policisë kanë kërkuar nga deptuteti që mos të preken nga ai.
Bylykbashi ka paralajmëruar policët që të mos shoqërohen protestuesit, ose “do të merret me ta”, ndërsa debati mes tyre ka vijuar më tej.
Pjesë nga përplasja:
Polici: Hiqi duart! Mos prek punonjësin e policisë me dorë.
Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit, ose…
Polici: Ore mos prek punonjësin e policisë!
Bylykbashi: Do merremi ne me juve pastaj!
Polici: Merru sa të duash!
Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani pastaj!
Burimi