“Mos e bëj, mendo për fëmijët”, burri në Stamboll qëllon për vdekje gruan në mes të rrugës, tmerrohen fqinjët (Pamje të rënda)
Serpil Gul
Mediat sociale në Turqi u mbushën me lajmin për një vrasje të tmerrshme që ndodhi në lagjen Tasuluk në lagjen Arnavutkoy të Stambollit, ku një burrë qëlloi në kokë gruan e tij në mes të ditës në sy të kalimtarëve, pas një sherri verbal mes tyre.
Sipas mediave, 40-vjeçari Harun Gul qëlloi disa plumba në kokën e gruas së tij, Serpil Gul, 35 vjeç, të shtunën, gjë që çoi në vdekjen e saj të menjëhershme.
“Mos e bëj, mendo për fëmijët”, dëgjohej gruaja t’i thoshte ish-të shoqit, i cili pasi e ndoqi me vrap, e qëlloi tre herë me armë.
Vrasjet e femrave janë shtuar vitet e fundit në Turqi, veçanërisht pas tërheqjes së saj nga Konventa e Stambollit për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Raportet e të drejtave të njeriut kanë treguar se një përqindje e madhe e të vrarëve ishin viktima të vrasjeve të kryera nga bashkëshortët apo ish-partnerët, pasi çdo vit në Turqi regjistrohen shumë raste të vrasjeve me paramendim të grave.
Dün oğlunu sünnet ettirdi bugün canavarca katledildi.Yine bir erkek terörü.Ne yazık ki bir kadın daha sokak ortasında infaz edildi.*** HASSAS İÇERİKİstanbul Arnavutköy’de 35 yaşındaki Serpil Gül 2 yıldır boşanmaya çalıştığı 40 yaşındaki Harun Gül ile önceki gün sünnet olan… pic.twitter.com/r2kzl9ONVQ
— Emrullah Erdinc (@emrullaherdinc) August 10, 2024
serpil gul
Burimi