“Mondi i Shkodrës doli në bisedat e Sky”/ Ministri Hoxha i përgjigjet Bardhit: Mashtrim, kreu i policisë u zgjodh me meritë

“Mondi i Shkodrës doli në bisedat e Sky”/ Ministri Hoxha i përgjigjet Bardhit: Mashtrim, kreu i policisë u zgjodh me meritë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka hedhur sot akuza të forta në seancën parlamentare, i cili tha se ka biseda sekrete dhe të koduara nga SKY ECC, sipas tij, të kapura nga partnerët ligjzbatues europianë.
Ai u shpreh se ka biseda se si emëroheshin drejtorët e policive, përfshirë atë të Shkodrës, ku përmendi edhe emrin e ministrit aktual të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Bardhi tha se “Mondi”, ka përdorur aplikacionin Sky Ecc, duke iu referuar kreut të Policisë së Shkodrës Edmond Sulja.
Pretendimin e Bardhi, e ka hedhur poshtë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Ky i fundit, deklaroi se Edmond Sulaj ka gradën drejtues i parë dhe se është një oficer model që i shërben vendit me përkushtim.
Ai shton se Sulaj u zgjodh sipas meritës dhe me konkurs.
“Zotëria Mondi është me gradën drejtues i parë dhe mban postin e drejtorit të Policisë në Shkodër. Kam punuar me Z Edmond Sulaj dhe është një nga oficerët në karrierë, që ka treguar aftësi dhe integritet gjatë gjithë karrierës së tij. Ai ka 27 vite punë. Sulaj ka marrë detyrën më 2023. Sulaj u zgjodh sipas meritës me konkurs”, tha ministri i Brendshëm.
“Nuk i dija që Pëllumb Gjoka ka shtuar zëdhënësit. Ndryshuat edhe ligjin, për të emëruar kreun e Gardës”, replikoi Bardhi.
Burimi