Mjerimi shëndetësor shqiptar/ Rrëfehet vëllai i mësueses Ina Kasimati që u rropat spitaleve: Ja bënë skanerin pas 4 viteve

Mjerimi shëndetësor shqiptar/ Rrëfehet vëllai i mësueses Ina Kasimati që u rropat spitaleve: Ja bënë skanerin pas 4 viteve

Gjykata ka lënë në fuqi masat për mjekët dhe specialistët e Onkologjikut, të cilët dyshohet se drejtonin pacientët me sëmundje tumorale drejt klinikave private.
Lidhur me tretmanin që ky spital u bënte pacientëve të sëmurë, Ilir Kasimati, vëllai i mësueses dhe aktivistes Ina Kasimati që humbi jetën disa muaj më parë për shkak të një sëmundje tumorale, shprehu për MCN, faktin se si u trajtua e motra në këtë spital. Sipas tij, ndaj saj nuk u zbatua protokolli zyrtar, dhe një skaner nuk u bë për katër vite.
“Motra ime e ndjerë ka pasur një periudhë 4 vjeçare gjatë kurimit të saj në Shqipëri. Dy vjeçari i fundit që ajo u largua nga Shqipëria dhe vazhdoi të kurohej në spitalet franceze. Përpos faktit që atje ka qenë në kurim të vazhdueshëm dhe ka ndryshuar 8 here kimioterapinë atje ishte edhe ana humane. Motra më ka thënë që ka kërkuar katër vite të bëj një skaner dhe ai u bë pas katër vite, që ishte me protokoll dhe ajo konstatoi që ishte në sëmundje te agravuar dhe mori vendimin për tu larguar sepse ajo tha këtu kurimi mua mu bë në mënyrë të gabuar,. Nuk u zbatua protokolli që duhej zbatuar, në Francë ajo ka bërë një herë në tre muaj një skaner dhe kalonin në konsultë bashkë me të”, tha Ilir Kasimati, teksa tregoi përvojën për motrën e tij të ndjerë.
Burimi