Meta shmang Berishën, Romeo Kara zbulon prapaskenat: Kanë të njëjtin hall, atë me drejtësinë!

Meta shmang Berishën, Romeo Kara zbulon prapaskenat: Kanë të njëjtin hall, atë me drejtësinë!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka treguar që kur marrëdhëniet i ka të forta me Sali Berishën, nuk lë vend pa e përmendur atë, si aleatin e tij të betejave të forta politike, apo frymëzimin që jep nga ballkoni me denoncimet.
Por kohët e fundit sa herë i përmendet emri i Berishës apo komunikimet me të, në konferenca për mediat, Meta, shmanget të përgjigjet, duke u fokusuar tek planet e tij, për atë që ai e quan “pesë prioritetet për të ardhmen”.
Avokati Romeo Kara, në studion e “Tirana Live” analizoi këtë shmangie dhe ftohje politike të dukshme nga njëri tjetri. Ai theksoi se Berisha dhe Meta kanë të njëjtin hall, atë me drejtësinë.
Avokati shtoi më tej se Meta në këto momente e kanë një hall më tepër se Berisha, pasi fati i tij duket i pakthyeshëm për t’u përballur me drejtësinë.
“Ka një distancim të Berishës nga Meta, të dy kanë të njëjtin hall, kanë problem me veten. Meta ka një hall më tepër. Problem i tij, është çështje kohe dhe I pakthyeshëm. Nuk ka nevojë më Berisha për Metën, vulën e mori dhe nuk ka nevojë për votat e tij”, theksoi ai.
Më tej, avokati shtoi se Ilir Meta në zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të mos fitojë asnjë deputetë për ta çuar në Kuvendin e Shqipërisë.
“Nuk është çudi të mos ketë asnjë deputet, me këtë Kod Zgjedhor. Do të rrjedhin shumë ujëra, deri para zgjedhjeve. A do të jetë Meta i lirë, këtë pyetje bëj unë. Mund të jemi përballë një ballafaqimi me drejtësinë. Meta nuk i shmanget drejtësisë. Tentoi të bëjë lojën e Berishës, të godasë drejtësinë”, theksoi avokati Romeo Kara.meta berisha romeo kara drejtesi
Burimi