Meta mesazh kërcënues prokurorëve të SPAK? Kujton vrasjen e Falkones dhe Borselinos

 Meta mesazh kërcënues prokurorëve të SPAK? Kujton vrasjen e Falkones dhe Borselinos

Kreu i PL-së, Ilir Meta në 32-vjetorin e atentatit ndaj prokurorit italian, Paolo Borsellino, ka sjellë në mendje një nga fjalimet e tij të famshme, në nder të mikut të tij Giovanni Falcone i cili u vra pak muaj para tij.
Duke marrë si shembull dy prokurorët italian, Meta bëri një krahasim me situatën e SPAK aktualisht në vendin tonë, prokurorët e së cilës sipas tij, nuk kanë guximin e kolegëve Italian që gjete vdekjen në krye të detyrës. Duke pasur parasysh se Meta po hetohet nga SPAK, nuk dimë të themi nëse ky postim në rrjetin social ishte një sfidë ndaj prokurorëve apo kërcënim! 
“Paolo Borsellino, si kolegu i tij Giovanni Falcone, e pagoi me jetë, 32 vite më parë, luftën e drejtë kundër mafias!
Në funeralin e Falcones ai iu drejtua prokurorëve më të rinj: “Unë i kam dhënë fjalën Falcones e do t’i shkoj deri në fund. Ju jeni me fat se nuk ia keni dhënë fjalën askujt. Por duhet ta dini se çdo njeri është i vdekshëm në këtë botë. I pavdekshëm është vetëm ai ideja e të cilit vazhdon të ecë me këmbët e të tjerëve edhe kur ai nuk jeton më. Ndaj Falcone është i pavdekshëm se nga sot ideja e tij do të ecë me këmbët e mia.
Fjalë burri, patrioti, prokurori dhe siçiliani! Shqipërisë sot i mungojnë prokurorë të tillë ndaj jemi një shtet që nuk kemi mafian tonë, por ku mafia ka shtetin e vet. Përmbysja e pashmangshme!”, shkruan Meta në “Facebook”.

Kujtojmë se më 19 korrik 1992, një sulm mafioz në D’Amelio a Palermo, i kushtoi jetën gjyqtarit Paolo Borsellino dhe pesë agjentëve të eskortës së tij: Agostino Catalano, Emanuela Loi, Claudio Traina, Vincenzo Li Muli dhe Eddie Walter Cosina .
Borsellino, një figurë udhëheqëse në grupin antimafia, i kishte kushtuar jetën e tij luftës kundër Cosa Nostra-s, duke punuar së bashku me mikun e kolegun Giovanni Falcone, gjithashtu i vrarë nga mafia disa muaj më parë.
Burimi