Meta-Berisha në ‘aksion’ për hallet e veta: Saliu bllokon nesër rrugët, Iliri më 6 dhjetor mësyn militantët drejt SPAK-ut!
Meta-Berisha në një nga protestat e opozitës
Partia e Lirisë, më 6 dhjetor në orën 12.00 proteston para Prokurorisë së Posaçme…
Ilir Meta ka filluar të ndjekë skenarët e Sali Berishës, me shpresën se do të dalë nga qelia.
Ashtu si kreu demokrat që ngre vazhdimisht militantë në protestë sa herë që e sheh vetën në hall, të njëjtën gjë duket se do të bëjë edhe Ilir Meta.
Partia e Lirisë ka njoftuar se ditën e premte të javës që vjen, pra më 6 dhjetor, do të mbahet një protestë para Prokurorisë së Posaçme, në shenjë irritimi për arrestimin e kryetarit. Tubimi do të mbahet në orën 12.00.
Ishte Meta, ai i cili ka ditë më parë u kërkoi mbështetësve që të ngrihen në protestë për “padrejtësinë” që po i bëhet. Si duket besnikët i janë përgjigjur dhe është caktuar 6 dhjetori si datë për zhvillimin e protestës. Kjo u bë e ditur nga Tedi Blushi, në një takim me shtabin drejtues të Tiranës. Ky i fundit lexoi dhe një letër të dërguar nga Meta.
Kjo protestë vjen pas asaj që do të mbahet nesër nga PD. Demokratët do të bllokojnë nyjet kyçe të Tiranës, duke tentuar të bllokojnë trafikun në kryeqytet. Teksa zgjedhjet po afrojnë, Berisha duket se po tenton të gjejë një rrugë shpëtimi. Opozita është në ditët e saj më të zeza dhe Berisha po tenton t’i paraprijë disfatës. Po ashtu po përdor militantët si shenjë presioni ndaj drejtësisë, e cila ka hapur shumë dosje të tjera përveç asaj “Partizani”. Duhet të mos harrojmë se dhe Berisha pak javë më parë dërgoi militantët para SPAK.
Duket se të njëjtën gjë tani kërkon të bëjë dhe Meta, i cili do të tentojë të përdorë besnikët e tij për të ushtruar presion ndaj prokurorëve. Por ndryshe nga Berisha, Meta është në një situatë aspak komode. Kjo protestë do jetë dhe një lloj testi, pasi në varësi të mbështetësve do të shohim se simpatizantë i kanë mbetur në parti. /Pamfleti
Burimi