Merr fund mitiku “Santiago Bernabeu”, Reali i Madridit projekton ndryshimin e emrit të stadiumit legjendar
Faqja e internetit e të përditshmes sportive spanjole “Marca” raportoi këtë të premte një ndryshim në emrin e stadiumit të Realit të Madridit: në dokumentacionin tregtar (merchandising, koncerte, dhoma me qira, etj.), emri Santiago është zhdukur dhe tani stadiumi quhet vetëm Bernabeu.
“Marca” nënvizon se ky mund të jetë hapi i parë drejt një hapi zyrtar për thjeshtimin e emrit të stadiumit për të lehtësuar në të ardhmen, një ndryshim, i cili, na kujton faqja, duhet të kalojë domosdoshmërisht përmes një votimi të asamblesë së anëtarëve të klubit merengues.
Kujtojmë se stadiumi i ndërtuar në vitin 1947 nga Santiago Bernabeu, presidenti i Realit të Madridit nga viti 1943 deri në vitin 1978, fillimisht quhej “Nuevo Chamartin”, nga emri i lagjes, përpara se të quhej “Santiago-Bernabeu” në vitin 1955. Një stadium, i cili kishte të drejtën e një ristrukturimi të plotë midis 2019 dhe 2024.santiago bernabeu reali i madridit
Burimi