Mediat italiane i thurrin lavde dy vëllezërve shqiptarë: Shpendi do të thotë sukses
Nuk janë ende në elitë, por nuk do të vonojnë. Në Serinë B të Italisë luajnë dy sulmues shqiptarë, madje dy binjakë, që kanë krijuar një histori.
Kristian dhe Stiven Shpendi janë protagonistë në skuadrat e tyre, ndonëse kohën e suksesit e kanë pasur të ndryshme.
Gjithsesi, e përditshmja kryesore sportive në Apenine, “La Gazeta delo Sport” e pa të arsyeshme t’u kushtonte një shkrim të gjatë, ndërsa në këtë fillim të janarit pritet që topi të rrotullohet përsëri.
“Rëndësia e mbiemrit Shpendi, – shkruan “La Gazeta”, – Kristian nokaut e Çezena në krizë, shfaqje e Stivenit dhe Karrareze vrapon!”
Kristian Shpendi është shënuesi më i mirë i Serisë B me 10 gola, por u dëmtua në 14 dhjetor, dhe që nga ajo ditë, skuadra e tij vetëm humb.
Tre disfata radhazi dhe Çezena është tani jashtë zonës së plej ofit që mund të të sigurojë Serinë A.
Ndërkaq, 21-vjeçari tjetër Stiven Shpendi, po kthehet në formë.
Ai ka shënuar dy gola dhe ka shërbyer dy asistë për Karrarezen, dhe rrjetat kanë nisur në dhjetor.
Binjaku tjetër i familjes shqiptare shpreson të rikthehet në nivelet e dy sezoneve më parë kur realizoi 12 herë te Çezena, aty ku tani luan vëllai i tij.
Falë Stivenit, Karrareze ka hyrë në zonën plej of në Serinë B, ndërsa në pranverë pritet një duel goli i dy vëllezërve.kristian shpendi stiven shpendi vëllezërit shqiptarë çezena
Burimi