Mediat amerikane ngrenë alarmin: Irani mund ta sulmojë Izraelin brenda 24 orësh!
Udhëheqësit perëndimorë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar Iranin dhe aleatët e tij kundër çdo sulmi që do të “përshkallëzonte më tej tensionet rajonale”, raportoi Fox News.
Irani dhe përfaqësuesit e tij mund të sulmojnë Izraelin brenda 24 orëve të ardhshme si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në fund të korrikut, raportoi sot televizioni amerikan Fox News, duke cituar burime nga Lindja e Mesme.
“Mund të mos ketë fare sulm, ose mund të ketë një sonte. Të presësh vdekjen është më e vështirë se vetë vdekja.”, tha një burim i brendshëm i regjimit iranian për Financial Times.
“Irani ka nisur një fushatë të luftës psikologjike për të mbajtur në ankth aftësitë ushtarake, të sigurisë dhe logjistike të Izraelit, duke u mohuar banorëve të territoreve të pushtuara çdo ndjenjë qetësie”, shtoi burimi i brendshëm.
Udhëheqësit perëndimorë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar Iranin dhe aleatët e tij kundër çdo sulmi që do të “përshkallëzonte më tej tensionet rajonale”, raportoi Fox News.
Udhëheqësit evropianë nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit të mos vonojnë kthimin e tyre në tryezën e negociatave për të rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi pengjesh, ndërsa Libani përgatitet për një luftë më të gjerë dhe ISIS po planifikon një ringjallje.
Burimi