![Më shumë se një orë në Komisionin hetimor të TIMS, përfundon dëshminë drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/me-shume-se-nje-ore-ne-komisionin-hetimor-te-tims-perfundon-deshmine-drejtoresha-e-shish-vlora-hyseni_6683eecc490e0.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Më shumë se një orë në Komisionin hetimor të TIMS, përfundon dëshminë drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni
Ka përfunduar pas më shumë se një orë dëshmia e Vlora Hysenit, drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror në Komisionin hetimor për të dhënat e TIMS.
Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi Hyseni u shpreh se kjo gjë ishte e nevojshme për shkak të natyrës së të dhënave që do të trajtoheshin gjatë seancës së marrjes në pyetje.
“Si drejtoreshë e SHISH, njoh dhe vlerësoj detyrimin Kushtetues për raportin në Kuvendin e Shqipërisë, dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe të llogaridhënies. SHISH në asnjë rast nuk i është shmangur raportimit përpara Komisionit të Kuvendit. I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara”, tha ajo.
Burimi