“Me Helidonin nuk flas se është në rang kryeministri i lartë, ta operojë Mondi im”, përgjimet e kasapëve të Onkologjikut

“Me Helidonin nuk flas se është në rang kryeministri i lartë, ta operojë Mondi im”, përgjimet e kasapëve të Onkologjikut

Foto Ilustrim

Një nga bisedat pasqyrohet në dosjen e prokurorisë së Tiranës fakti që tregohet se si pacientët me kancer transferohen për tu kryer në klinikën private.
Pacientët meren nga shteti dhe të njëjtët doktorë kanë në shtet, bëjnë operacionet e pacientëve në klinikën e tyre private.
Një skemë kjo e ditur por e llahtarshme e gjerë nga shumë mjekë në Shqipëri, të mjekëve që janë marinuar në shtetin dhe i operojnë në privat, dukë kanë të ndryshme si ka rradhë në shtet, nuk ka ilaçe, nuk ka instrumenta, nuk është doktori. dhe çfarë do truku tjetër vetëm me qëllim që të jetë me qëllimin e vetëm që ata të detyrohen në privat.
Madje dy bashkëbisedueset që në dosjen e prokurorisë me emrat Silvana dhe Flutura, tregohet qartë se kush mjek është në rangun e lartë të kryeministrit, që sipas Silvanës është doktori Helidon Nini, me të cilin nuk flitet.
Ndërsa Silvana, i tregon se me Helidon Ninin nuk e ndihmon kancerin dot për pacientët me gradën e dytë, por i thotë tek “Onkologjiku” me atë doktor tjetër të fusja unë pa radhë që nesër.
“…Mondi im tek detyra, i qan, të bëjmë pa rradhë…”-i thotë ajo.
Sipas dosjes hetimore në datën 30 nëntor 2023 në orën 13:30 biseda ka qënë si më poshtë vijon:
Silvana: Ai moj Flutura si ke qënë?
Flutura: Vazhdon me përshëndetjet dhe i tregon për një kancer të pacient me gradën e dytë të agresivës që ka nevojë të urgjente për operimin dhe është lidhur me mua doktorin, Helidon Ninin.
Silvana Me Helidonin, nuk dot nuk kam asnjë lloj kontakti. E vetmja ndihmë që mund të jap është ta operojë Mondi im tek detyra se i qan, ta bëjmë pa radhë. Tek “Onko” me këdo doktor tjetër të fusja unë pa radhë që nesër, por me Helidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, s’pyet për të tjerë.
Flutura: Po na thanë ka shumë radhë, po dhe kjo nga zyra do të kenë sugjeruar.
Silvana: S’ka radhë fare, por e gjitha është skemë për të dërguar në privat se çdo punë nuk kanë. Unë bëj të gjitha për t’i sorollatur që t’i dërgojnë në pacientët privatë se e di unë shumë mirë.
Flutura: Po të diskutoj një herë me ta dhe të flasim përsëri.
Ndërkohë në 5 dhjetor 2023 në orën 08:51 e mer në telefon Emiljano Lela, koordinatori i spitalit Onkologjik i cili është subjekt i hetimit duke I thënë se si më poshtë vijon:
Silvana: Emiljano…
Emiljano:Shefe si u gdhive, është një porosi nga Erjona?
Silvana:Po është…Ja se po zbres unë poshtë tani.
Në dosjen Emiljano Lela, koordinatori i Onkologjikut të pacientëve të orientuar nga mjeku Edmond Gashi.
Gjykata e Tiranës caktoi sot 7 masa sigurie pas hetimeve që zbuluan skandalin brenda spitalit onkologjik në QSUT. Pacientëve me tumor nuk u ofrohej shërbimi, dhe me anë të disa mjekëve dhe stafit, orientoheshin drejt privatësisë për operacione dhe vizita në klinikën e mjekut të Onkologjikut Edmond Gashi.
Me praninë janë edhe zv/drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, që sipas hetimeve kishte veçuar funksionimin e kobalto-terapisë. E masa për një ish-specialiste edhe pranë spitalit, Drilona Kishta, e cila jeton në Amerikë./ Ora News
Burimi