Mbrojtësi shqiptar huazohet te skuadra gjermane, kapiteni i U-21 dikur pjesë e Interit
Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Andi Hoti ka kompletuar huazimin e tij nga Magdeburg te Dinamo Dresden deri në fund të sezonit aktual.
Kapiteni i Kosovës U-21 ka ndryshuar ambient, por jo shtet, pasi ka vendosur të kalojë nga Bundesliga 2 në Bundesliga 3.
Hoti ishte pjesë e Magdeburgut në Bundesliga 2 në gjashtë muajt e parë të këtij sezoni, por hapësirat e pakta bënë që ai të kalojë te Dinamo Dresden, që kryeson renditjen në ligën e tretë dhe është favoritja kryesore për t’u ngjitur një kategori më lartë.
Është vet faqja zyrtare e Dinamo Dresden që ka njoftuar marrëveshjen me Hotin
“SG Dynamo Dresden ka nënshkruar me Andi Hotin të premten, më 3 janar 2025. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar po transferohet në Dresden në formë huazimi nga FC Magdeburg”.
Kujtojmë që në të kaluarën Hoti ka qenë edhe pjesë e akademisë së Interit, nga ku u transferua te skuadra e Magdeburg.
andi hoti kapiteni i kosovës u-21 magdeburg
Burimi