![Mbetën jashtë garës për shef komisariati, 9 kandidatë ankimojnë rezultatin](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/mbeten-jashte-gares-per-shef-komisariati-9-kandidate-ankimojne-rezultatin_675c5e141d95f.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Mbetën jashtë garës për shef komisariati, 9 kandidatë ankimojnë rezultatin
Gjatë dy ditëve të fundit që ishte dhe afati për ankimimin e pikëzimit për garën për shef komisariati, 9 prej kandidatëve kanë bërë ankimim pranë Policisë së Shtetit.
Ata kanë ankimuar renditjen e tyre të bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, të cilët i kanë renditur me më pak se 70 pikë duke i lënë kështu jashtë garës për shef komisariati.
Ankimimet e bëra do të shqyrtohen nga komisioni gjatë ditës së hënë dhe të martë ndërsa të mërkurën pritet të listohen drejtuesit e rinj në 48 komisariatet e vendit.
Në garë morën pjesë 291 aplikantë, një pjesë e të cilëve u skualifikuan apo tërhoqën dhe në fund konkurruan vetëm 250 prej tyre. Nga ky numër vetëm 102 kandidatë morën 70 pikë dhe sipër, teksa emërimet e 48 prej fituesve janë kompetencë e kryepolicit Ilir Proda.
Komisioni e shpalli listën përfundimtare më 11 Dhjetor, teksa tani ka nisur faza e dorëzimit dhe e shqyrtimit të ankimimeve.
Burimi