Mauro Ikardi i “hap rrugën” Mirlind Dakut te Gallatasaraji, sulmuesi argjentinas merr ofertën e parefuzueshme
Mirlind Daku është një nga lojtarët që po përflitet për t’u bashkuar me Galatasaray në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, me shumë mundësi do të largohet nga Rubin Kazan, për të nisur një aventurë të re në Superligën turke.
Por ajo ç’ka e pengon transferimin e Dakut te Gallatasaraji është Mauro Ikardi, i cili luan në të njëjtin rol me shqiptarin. Por, gjithçka mund të ndryshojë dhe kjo falë një klubi arab, që i ka dërguar Ikardit një ofertë zyrtare të parefuzueshme.
Al Qadsiah të cilët pak ditë më parë zyrtarizuan ish-mbrojtësin e Realit të Madridit, Naço Fernandez, tashmë janë vënë pas Ikardit. Një ofertë stratosferike me pagë rreth 25 milionë euro në sezon pritet që të tundojë argjentinasin për t’u larguar nga Europa.
Me largimin e Ikardit nga Gallatasaraji, gjasat që Mirlind Daku të transferohej te gjigantët e Stambollit do të ishin shumë të larta, me argjentinasin që do t’i hapte rrugën këtij ‘operacioni’ të bujshëm për futbollistin e Kombëtares kuqezi.mauro ikardi sulmuesi argjentnas mirlind daku
Burimi