Matura 2024/ Publikohen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje

Matura 2024/ Publikohen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje

Sot janë publikuar rezultatet e provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atë të lëndëve me zgjedhje.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu njoftoi se maturantët mund të shohin rezultatet në linkun e vendosur nga ministria.
“Njoftim i rëndësishëm për Maturantët. Shpallen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje të Maturës2024 në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore:https://qsha.gov.al/…/06/Publikimi-i-Rezultateve-Z.pdf”, shkruan Manastirliu në Facebook.
630 maturantë janë vlerësuar me notën minimale 4, që do tu duhet të përsërisin provimin, ndërsa 306 maturantë kanë marrë notën maksimale 10.00. Nota mesatare e lëndëve me zgjedhje është 7.51.
Lëndët me zgjedhje ishte provimi i fundit për 28 mijë maturantë që u zhvillua të hënën e 24 qershorit.
Për mbarëvajtjen e provimeve të maturës ishin rreth 144 qendra provimi, që u administruan nga 2700 punonjës arsimorë të të gjitha strukturave dhe monitoruan procesin e provimeve.
Burimi