“Martini me shokët e pritën jashtë shkolle autorin”, zyrtari i policisë zbërthen dinamikën e ngjarjes

“Martini me shokët e pritën jashtë shkolle autorin”, zyrtari i policisë zbërthen dinamikën e ngjarjes

Zyrtari i policisë Erjon Ismaili ka folur në “Opinion” për vrasjen e 14 vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, të ndodhur një javë më parë.
Ai shpjegoi dinamikën e ngjarjes, bazuar në hetimet e deritanishme.
“Në datë 18 Nëntor rreth orës 13:00 është marrë njoftim në sallën operative Tiranë për një sherr të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli”. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, është ngritur grupi hetimor pasi në këtë ngjarje ishin të përfshirë të mitur. I është bërë me dije prokurorit të gatshëm për të asistuar për shkak të cilësisë së personave. Është zbardhur dinamika, nga momenti i përfundimit të shkollës e më pas veprimet e tjera. Një grup personash, përfshirë dhe të ndjerin Martinin, kanë qenë duke pritur jashtë shkolle Mario Përlleshin. Moshatarë të Martinit.
Nga hetimet rezulton se pasi kanë takuar autorin e dyshuar, janë futur te rrugica pranë shkollës. Nga rrethanat, del që janë futur aty për t’u sqaruar. Nuk kemi një motiv të qartë të sherrit, xhelozirat e shokëve mes njëri-tjetrit…Më pas kanë diskutuar jashtë restorantit të peshkut dhe më pas kanë dalë në rrugën tjetër ku ka ndodhur ngjarja”, tha Ismaili.
Burimi