Marrëveshja Hezbollah-Izrael, ministri izraelit: Gabim historik i Netanyahut
Për ministrin e Sigurisë Kombëtare dhe eksponentin e ekstremit të djathtë izraelit Itamar Ben Gvir, marrëveshja e armëpushimit me Libanin që do të diskutojë sot kabineti qeveritar është “një gabim historik”, dhe për këtë arsye i ka kërkuar sqarime kryeministrit Benjamin Netanyahu.
“Ne kemi një mundësi historike për të vepruar me vendosmëri në jug dhe në veri. Do të jetë një mundësi historike e humbur nëse ndalojmë gjithçka dhe kthehemi prapa,” tha ai.
Ndërkohë, Hamasi mbështet arritjen e një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, edhe pse firmosja e saj ende nuk është finalizuar, çka nënkupton se formalizimi është vetëm çështje orësh.
“Çdo njoftim i armëpushimit është i mirëpritur. Hezbollahu ka qëndruar pranë popullit tonë dhe ka bërë sakrifica të rëndësishme”, tha Osama Hamdan, një udhëheqës i rëndësishëm i Hamasit në Liban.
Sipas mediave izraelite, presidentët Joe Biden dhe Emmanuel Macron do ta shpallin armëpushimin mes Izraelit dhe Hezbollahut të martën. Qeveria Netanyahu do të mblidhet për të votuar marrëveshjen, ndërsa qeveria libaneze është informuar për një armëpushim brenda disa orësh.
Burimi