Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, PS do të zbatojë këshillën e Komisionit të Venecias

Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, PS do të zbatojë këshillën e Komisionit të Venecias

Niko Peleshi

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi në një komunikim për mediat foli për mbledhjen e grupit, ku edhe u pyet lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.
Sa i përket çështjes së Olta Xhaçkës, Peleshi u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është trajtuar me ‘seriozitet’, pasi u zbatua vendimi për t’u futur në senacë plenare. Ai theksoi se mocioni nuk përparon dot për shkak të votimit abstenim që shpreh paqartësi.
Ndër të tjera ai shtoi se do të zbatojnë këshillën e Komisionit të Venecias.
“Ne e zbatuam vendimin e Kushtetueses sa i përket futjes në seancën plenare në seancën e parë dhe menjëherë u vendos, u zbatua vendimi për ta trajtuar në seancë, është e vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit abstenim dhe kundër, shprehje e paqartësisë. Të gjitha palët janë në të drejtën e tyre, e drejta e deputetit për të vendosur vetë, e drejta e zbatimit se cila është e para, ku fillon zbatueshmëria me shumë të drejtë e vlerësoj vendimin e duhur dhe të mençur për ta çuar në komisionin e Venecias.
Do të na vlente për të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese që do të kalojnë në seancë. Vijoj të mos e pranoj që është kundërshtim i Gjykatës Kushtetuese, ne vendimin e kemi trajtuar me seriozitetin që i takon, ashtu siç e kërkon ky vendim. Çfarë na këshillon Komisioni i Venecias do ta zbatojmë.”, deklaroi Peleshi.mandati i xhackes niko peleshi paftia socialiste
Burimi