Luhatjet dhe “ngrirjet” e Biden, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Pse presidenti duhet të largohet menjëherë nga gara!
Joe Biden
Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, deklaron se Joe Biden duhet të largohet nga posti dhe nga politika në tërësi. Sipas tij presidenti aktual duket se vuan nga një sëmundje që ka të bërë me përqendrimin dhe aftësitë njohëse.
“Duhet të largohet nga gara presidenciale, por duhet të japë dorëheqjen menjëherë”, thotë ish-mjeku.
“Kjo është një çështje e sigurisë kombëtare”, tha deputeti i Teksasit Ronny Jackson , pas performancës së debatit të Biden.
Para se të hynte në politikë, Jackson shërbeu si mjek personal i Obamës mes viteve 2013 dhe 2016. Ai shërbeu edhe për Trump mes viteve 2016 dhe 2018. Jackson tha se performanca konfuze dhe e ‘ngrirjet’ e Biden gjatë debatit ishte dëshmi e qartë se ai po vuan nga më shumë se thjesht plakje normale.
“Ka një sëmundje. Nuk e di se çfarë është. Unë nuk do t’i bëj një diagnozë. Është më shumë se mosha. Është një lloj sëmundjeje që lidhet me aftësitë njohëse”, tha Jackson.
Burimi