Lufton për t’ju larguar zonës së ftohtë, protagonisti me kombëtaren në “EURO 2024” kërkon të ndryshojë skuadër në janar
Klaus Gjasula mund t’i japë lamtumirën gjate merkatos së janarit skuadrës së Darmshtad, ku ka luajtur në edicionet e fundit. Mesfushori, i cili pak kohë më parë i dha lamtumirën zyrtarisht Kombëtares shqiptare, ka marrë një ofertë për t’iu bashkuar klubit të Rot Vais Esen.
Gjasula nuk po aktivizohet me Darmshtadin, duke përfunduar në stolin e rezervave, me ndeshjen e tij të fundit të regjistruar në shtator të vitit 2024. Për këtë arsye, një ndryshim ambienti do të ishte mirë edhe për vetë futbollistin 35-vjeçar, i cili nuk dëshiron që fundin e karrierës ta kalojë si alternativë në stolin e skuadrës së Bundesligës 2.
Rot Vais Esen në fakt gjendet në kategorinë e tretë gjermane dhe aktualisht po lufton për t’u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit. Ndaj afrimi i Gjasulës, i cili ka eksperiencë në nivelet më të larta në futbollin gjerman si dhe me Kombëtaren kuqezi, do të ishte një armë e rëndësishme për këtë skuadër që t’ia arrijë qëllimit.klaus gjasul mesfushori kuqezi rot vais esen skuadra gjermane
Burimi