Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA gati të lëshojë Izraelin: Pranoni armëpushimin, nuk mund ta eliminoni Hamasin

Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA gati të lëshojë Izraelin: Pranoni armëpushimin, nuk mund ta eliminoni Hamasin

Kryeministri izrealit Benjamin Netanyahu dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken në selinë ushtarake Kirya

SHBA kërkon që Izraeli dhe Hamasi të arrijnë një kompromis për të arritur një marrëveshje për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve.

Qeveria amerikane nuk beson se Izraeli mund të arrijë ndonjë nga qëllimet e tij kryesore në Gaza duke vazhduar të luftojë Hamasin, raporton media amerikane The New York Times, duke cituar burime të brendshme.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po përpiqet të bindë qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu që të pranojë një armëpushim, i cili do të kushtëzohej me kthimin e pengjeve të kapur nga militantët palestinezë gjatë inkursionit të tyre në Izrael tetorin e kaluar.
Udhëheqësi izraelit është nën presionin e anëtarëve të djathtë ekstrem të kabinetit të tij për të penguar marrëveshjen e propozuar dhe për të vazhduar luftën. Shteti hebre deklaroi eliminimin e Hamasit si objektivin e tij parësor kur nisi operacionin e tij në Gaza në përgjigje të bastisjes së tetorit.
Sipas NYT, “një numër në rritje i zyrtarëve të sigurisë kombëtare në të gjithë qeverinë e SHBA”, argumentojnë se ushtria izraelite ka degraduar rëndë aftësitë e Hamasit, por “nuk do të ishte kurrë në gjendje ta eliminonte plotësisht grupin”. Armiqësitë e mëtejshme nuk do ta lejojnë Izraelin të marrë “rreth 115 pengje të gjallë dhe të vdekur” që kanë mbetur në duart e palestinezëve, thonë zyrtarët aktualë dhe amerikanë dhe izraelitë.
Izraeli dhe Hamasi duhet të kërkojnë një kompromis për të arritur një marrëveshje për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për CNN, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Kirby u bëri thirrje të gjitha palëve të marrin pjesë në bisedime dhe shtoi se përparimi ishte ende i mundur në ditët në vijim.
Ndërkohë, SHBA vazhdon t’i shesë armë Izraelit. Departamenti i Shtetit njoftoi Kongresin të martën se administrata Biden kishte miratuar mbi 20 miliardë dollarë shitje të reja armësh për shtetin hebre.shba lufta në lindjen e mesme
Burimi