Liverpuli merr fitoren e dytë radhazi, të kuqtë “zhytin” Leisterin në ‘zonën e ftohtë’ dhe marshojnë të vetëm drejt titullit
Liverpuli ka përfituar nga hapi fals i rivalëve për titullin kampion dhe ka bërë detyrën në shtëpi. Të kuqtë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 Leisterin dhe mbajnë të vetëm kreun e Premier Ligës.
45 minutat e para të këtij takimi dhuruan 2 shtylla dhe 2 gola. Ishin miqtë që shënuan të parët me Ajeu teksa më pas ekipi i drejtuar nga Arne Slot provoi të reagonte por dy herë u ndal nga shtylla “armike”, fillimisht me Robertson që me kokë goditi brenda zonës dhe më pas Salah provoi me harkim, por topi sërish u stampua në kryqëzimin e dy shtyllave. Megjithatë, mendoi Gakpo të shënonte një gol të bukur në fund të pjesës së parë duke kthyer baraspeshën.
Sapo nisi pjesa e dytë, konkretisht në minutën e 49 ishte Kurtis Xhons ai që ktheu të kuqtë në avantazh. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej këtu, Salah realizoi golin e qetësisë për ekipin e tij, duek bërë që vendasit të merrnin fitoren e dytë radhazi.
Me këtë fitore, Liverpuli mban i vetëm kreun e Premier Ligës me 42, por me një ndeshje më pak dhe 7 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Çelsi, ndërsa Leisteri mban vendin e 18 me 14 pikë dhe rrezikon qendrimin mes më të mirëve sezonin e ardhshëm.liverpul leister premier liga
Burimi