Lirimi i Berishës, reagon Bardhi: Fitore e opozitës!
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, ka reaguar pas lirimit nga arresti shtëpiak të Sali Berishës.
Bardhi tha se revokimi i masës së GJKKO është vendimi i duhur ligjor. Ai theksoi së kjo është një fitore politike e Sali Berishës i cili luftoi.
“Revokimi nga GJKKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë vonese do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.
Afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Liderit të opozitës është mjaftueshmërisht e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë! Kjo është një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitoi”, ka shkruar Bardhi.lirimi i sali berishes gazment bardhi
Burimi