Lirimi i Berishës nga arresti, Abilekaj: Ky vendim jep një fije shprese se gjërat mund të ndryshojnë
Një vendim të guximshëm, e ka cilësuar analisti Enton Abilekaj, të ndërmarrë nga gjyqtarja e GJKKO, për lirimin e kreut të PS-së, Sali Berisha nga ‘arresti në shtëpi’.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Abilekaj tha se përmes vendimit, gjyqtarja Davidhi tregoi se dosja ndaj kryedemokratit Berisha është një dështim total i SPAK.
Sipas analistit, vendimi tregoi se në këtë vend të kapur politikisht tregoi se ka një fije shprese për sigurinë jurdike. Tashmë thekson Abilekaj, i takon opozitës që këtë vendim ta përkthejë në rezistencë e protesta më të mëdha për të garantuar një garë të ndershme elektorale, përmes një qeverie kujdestare.
“Më jep shpresë për të ndryshuar diçka te opozita, ky hap i rendësishëmm që entuziazmoi njerëzit dhe dha shpresë për siguri juridike në këtë vend, të shndërrohet në një moment për opozitën për zgjedhje të lira e të ndershme. Është koha për veprime e jo fjalime. Fjalimi i fundit, para se të nisë veprimet që opozitës i duhen në kushtet që jemi, edhe shoqërisë. Ky gëzim te opozita, shpresoj të reflektohet në rezistencë e protesta më të mëdha.
Askush s’e priste këtë vendim dhe që avokatët kishin bërë kërkesa. Ishte bërë procedurë e zakonshme, ishte rast i izoluar i një gjyqtareje që ka marrë vendim të guximshëm, tregonte që dosja ishte dështim total. Thoshte që ‘s’ka dyshim të arsyeshëm’, rrëzontë dosjen, vendim profesional që s’e përcakton Reformën e Drejtësisë dhe SPAK. Domethënës vendimi, e ndez një fije shprese se gjërat mund të ndryshojnë”, tha ai.abilekaj
Burimi