Lirimi i Berishës, Gjokutaj: SPAK të ulë kokën, i ka hipur kalit së prapthi!
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka dhënë një deklaratë për mediat, pas heqjes së masës së arrestit shtëpiak nga Gjykata Kushtetuese për kreun e PD.
Gjokutaj tha se gjykata konstatoi se nuk ekzistojnë kushtet apo kriteret për asnjë masë ndaj Berishës. Avokati u shpreh se vendimi zbatohet që sot, ndërsa SPAK sipas tij të bëjë ç’të dojë me apelimin, pasi sipas tij i ka hipur kalit së prapthi.
“Mbi bazën e kërkesës tonë, sot gjykata revokoi masën që nuk ka as kushte as kritere. Sot Berisha është është u lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij.
Unë nuk mund të relatoj dosjen. Gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Ligji nuk zbatohet në analogji.
Ne nuk i besojmë gjykateve, ua kam thënë kemi 1 vite e ca luftë me Irena Gjoka. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund të hyj ndërgjegjes së brendshme procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore. SPAK le të bëjë çtë dojë. Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë i ka hipur një kali së prapthi. Që nga sot. absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha”, u shpreh Gjokutaj.lirohet sali berisha
Burimi