Lirimi i Berishës, gazetari: Procesin gjyqësor e shfrytëzoi për të përfituar politikisht
Analisti Mentor Kikia, teksa komentoi vendimin e GJKKO për lirimin e Berishë tha se ai e ka shfrytëzuar politikisht arrestimin e tij, duke rritur kreditet e veta politike.
Sipas Kikisë, arrestimi i Berishës bëri që të kristalizohet dhe të rritej grupi i PD-së.
“Dita e djeshme ishte një ditë feste për demokratët, jo thjesht pse Berisha fitoi lirinë, po e në fund kishte një lloj kurorëzimi i një përpjekjeje. Duet ta pranojmë diçka, Berisha nuk është politikan serial. Ka dëshmuar që është një lloj race që nuk lodhet, me energji të pashtershme. Edhe shtëpinë e shndërroi në seli. Duke pasur parasysh që kishte njerëz që çdo ditë mblidheshin në rrugicën para shtëpisë e shndërroi dhe pallati dhe rrugicën në një lloj institucioni, rikthimi në zyrë ishte ngjarje e shënuar për demokratët.
Unë nuk di të them se çfarë do të kishte ndodhur dhe si do të ishte sot PD nuk do të ishte arrestuar edhe pse me lirimin e djeshëm nuk ka mbaruar historia.
Është një proces që nuk e pengon atë nga e drejta e ushtrimit të funksioneve politike. Për këtë arsye mendoj që Berisha në një farë mënyre e kapitalizoi dhe politikisht situatën e tij. Kur u arrestua nuk ishte ndarë ende historia e vulës.
Arrestimi i Berishës bëri që të kristalizohej dhe të rritej grupi i PD-së. Edhe ndër njerëzit, qytetarët arrestimi la një shije jo të mirë politike. Edhe në arenën ndërkombëtare, qëndrimi i Berishës në arrest filloi të shndërrohet në një lloj kapitali politik dhe tek aleatët e PD-së në Europë.
Arrestimin Berisha e shfrytëzoi politikisht dhe rriti kreditet e veta dhe të PD-së. Sot do duhet të shihet sa e fuqishme është PD-ja me Berishën në zyrë”, tha ai.
Burimi