Lirimi i Berishës, deputetët e PD në delir: Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri!
Sali Berisha
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar menjëherë pas vendimit të GJKKO që liroi kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Fitorja e Tramp arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë”, ka shkruar Gjekmarkaj.
Kryedemokrati Sali Berisha është liruar nga arresti i shtëpisë me vendim të gjyqtares Fjorera Davidhi, që ka sjellë revokimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit.
Pas vendimit, avokati mbrojtës i Berishës, Genc Gjokutaj ka dalë në një prononcim për mediat ku ka bërë të ditur se nga sot, kryedemokrati është i lirë. Ai ka thënë se gjykata ka konstatuar se për Berishën nuk qëndrojnë më kushtet dhe kriteret për caktimin e asnjë lloj mase sigurimi.
‘Mbi bazën e kërkesës sonë sot gjykata revokoi masën e “arrestit të shtëpisë” si një masë që nuk ka as kushte as kritere për caktimin e saj. Nga sot Zoti Berisha është i lirë. Kërkesa ishte vetëm për zotin Berisha. Nuk ka asnjë masë tjetër sigurimi. Tani unë j’ua thashë. Unë nuk mund të relatoj dosjen, por po ju them që gjykata konstatoi që për zotin Berisha nuk qëndrojnë më kushtet dhe kriteret për caktimin e asnjë lloj mase sigurimi, mos harroni që jemi në kërkimin paraprak.’, tha avokati.
Gjatë fjalës së tij, Gjokutaj ka thënë se Prokuroria ka kërkuar që Berisha të mbetej në arrest shtëpie, ndërsa për SPAK-un ka thënë se duhet të ulë kokën dhe të shikojë se çfarë ka bërë.
lirimi i berishës trump
Burimi