Liga e Kombeve/ Jo vetëm për ndeshjen me Gjeorgjinë, dalin në shitje biletat edhe për sfidat me Çekinë dhe Ukrainën në nëntor

Liga e Kombeve/ Jo vetëm për ndeshjen me Gjeorgjinë, dalin në shitje biletat edhe për sfidat me Çekinë dhe Ukrainën në nëntor

Shqipëria do të luajë ndaj Gjeorgjisë në transfertë më 14 tetor, sfidë e vlefshme për UEFA Nations League.
Ndeshja do të zhvillohet në Tbilisi në stadiumin “Mikheil Meskhi Stadium”, duke nisur nga ora 18:00.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre edhe për sfidën Gjeorgji – Shqipëri në linkun http://tkt.ge/AlbanianFans.
Tifozët shqiptarë kanë në dispozicion sektorët 29 dhe 30.
Procesi i shitjes së biletave vijon edhe për dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45, stadiumi “Air Albania”) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45, stadiumi “Air Albania”).
Të gjithë tifozët kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre për të dy takimet në ebileta.al
Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Çeki
Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Ukrainë shqipëri gjeorgjia liga e kombeve
Burimi