![Leksione komunikimi te restoranti i Gjergj Lucës, grupi i PS dhe deputetët ‘zbarkojnë’ në Elbasan](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/leksione-komunikimi-te-restoranti-i-gjergj-luces-grupi-i-ps-dhe-deputetet-zbarkojne-ne-elbasan_66e4052396c4a.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Leksione komunikimi te restoranti i Gjergj Lucës, grupi i PS dhe deputetët ‘zbarkojnë’ në Elbasan
Deputetët e PS në Elbasan
Pas takimit informal me kabinetin qeveritar në Dajt, kryeminisitri Rama ka mbledhur, këtë herë në Elbasan, edhe deputetët socialistë, të cilët nuk do t’i shpëtojnë një analize performace e as porosive në këtë sesion parlamentar prag viti elektoral.
Punimet nisën rreth orës 10:00 dhe takimi do të ndahet në tre pjesë. Fjalën hapëse e ka Niko Peleshi, si kreu u grupit parlamentar i cili do të flasë për ‘Sfidat e Sesionit Parlamentar’.
Më pas do të flasë kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, dhe pas saj fjalën do të marrë Taulant Balla, ministër i Shtetit me Parlamentin.
Në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”, dy nga nismat më të fundit të mazhorancës.
Dy kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe jo vetëm do të analizojnë punën por do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e komisioneve në vazhdimësi.
Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, punën në parlament dhe mesazhet publike deri në zgjedhjet e parlamentare.
Ndërsa pjesa e tretë do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama i cili do të bëjë një përmbledhje të strategjisë që socialistët do të kenë në këto zgjedhje ku synojnë mandatin e tyre të katërt qeverisës.
grupi i ps dhe deputetët ‘zbarkojnë’ në elbasan
Burimi