Lamtumira për kolosin e letrave shqipe, Rama zbulon amanetin e fundit të Ismail Kadaresë
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në fjalimin e lamtumirës të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, amanetet e fundit të gjeniut të letrave.
Ai tha se Kadare i kishte lemeri tubimet ndaj përcjellja e tij e përkohshme në varrezat e Tufinës, do të bëhet me pjesëmarrjen vetëm të familjarëve.
“Ne i kemi vetëm, një detyrim t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë në kohën e vendin e duhur një banesë të fundit ku të mos ndjehet i kërkuar as nga fqinjësia që e kishte lemeri e as nga nderimet e tubimet që i kishte llahtari. Sa për sot është kërkesë legjitime e Helenës që vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve. Ju kërkoj mbylljen e homazheve”, tha ai.
Në fjalën e tij në ceremoninë shtetërore të homazheve për nder të shkrimtarit të madh, Rama ka shpjeguar edhe arsyen pse hija e shenjtores ndodhet sot aty.
Sipas tij kjo nuk u përgatit për ceremoninë mortore, por ishte montuar aty për shkak të një shfaqjeje në TKOB dhe ai vendosë që të qëndrojë aty për “t’u marrë nën mbrojtje përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën”.
“Këtë hije të Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit, nuk e solli kush e përgatiti këtë ceremoni shtetrëor ishte këtu kishte ardhur më parë. Njoftimin që salla ishte zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizte dot prej atyre më erdhi bashkë me foton e kësaj skene që po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lërëni aty u thashë nuk ka më mirë. Askujt nuk do t’i shkonte në mendje çka rastësia e solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares qëi takon botës, asesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës. Nën hijen e shenjtores së dashur Ismaili symbyllur do të ndjehej i marrë nën mbrojtje nga ata shumë që nuk e donin dhe ata pak që e donin por nuk do ti donte aspak rrotull përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën”.edi rama amanetin e fundit të kadaresë
Burimi