“Lajm i zi!” Berisha mëson vdekjen e Bogdanit gjatë konferencës live: Humbje e madhe për shoqërinë shqiptare!

“Lajm i zi!” Berisha mëson vdekjen e Bogdanit gjatë konferencës live: Humbje e madhe për shoqërinë shqiptare!

Ish kryeministri Sali Berisha e ka marrë vesh lajmin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Gert Boganit gjatë një konference për mediat.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se ky është një lajm i zi që i ka ardhur si rrufe në qiell të hapur teksa ka folur me vlerësim për figurën e Gert Bogdanit.
“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do të mbetet në memorien time njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara. Ka qenë një politikan, demokrat, me civilitet, me formim, me përgatitje, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë.
Kjo është një humbje e madhe për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Gerti Bogdani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillime me PD-në, i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA. Ai, midis një të ardhme në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore dhe kontributet për vendin e tij, për PD-në, zgjodhi këtë të fundit.
Ky lajm shokues për mua dhe për çdo demokrat dhe për çdo qytetar që e ka njohur Gerti Bogdanin më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur. 2 net më parë e kam ndjekur në një studio televizive, mendoj se në rast se ka një njeri që njoh i cili të ketë çdo qytetar dhe çdo qytetar, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim. Ky është Gerti Bogdani. Të ngrihem dhe të nderojmë me 1 minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar, të ri të PD-së”, tha Berisha.
Pas mbajtjes së 1 minutë heshtje në nder të ish-deputetit të PD-së, Gert Bogdani, kryedemokrati Berisha ka vendosur që ta ndërprerë konferencën për shtyp.
Burimi