Kuvendi sherr për Ramën, Balla kundërshton opozitën: Kryeministri nuk sqaron shpifjet
Bardhi dhe Balla në Kuvend
Debate ka pasur në kuvend në lidhje me kërkesën e opozitës për një interpelancë me kryeministrin Rama për çështjen Becchetti.
Në mungesë të kreut të qeverisë, ministri Balla u shpreh se kryeministri nuk ka asnjë detyrim që të sqarojë shpifjet, teksa çështja Becchetti, po shqyrtohet ende në gjykata.
“Kryeministri e ka të pamundur të lerë angazhimet për t’iu përgjigjur kësaj kërkese për interpelancë. Ai nuk mund të japë llogari për një shpifje të propaganduar. E them shpifje se bëhet fjalë që shteti shqiptar i ka paguar 130 milionë euro një personi me të cilën po përballet me gjyqe dhe në shtete të tjera të Evropës. Këtu na kërkohet të vijë kryeministri të sqarojë një shpifje.
Ma gjeni në rregullore ku është detyrimi për të sqaruar një shpifje. Të gjithë ministrat janë të gatshëm të vijnë e të japin llogari vetëm kur kërkesa juaj vërtetohet me fakte. Ky Kuvend, me kushtetutën dhe rregulloren që e pasoi, e ka të pasur refuzimin e interpelancave, kur ato nuk janë në formë”, tha Balla. becchetti rama kuvend
Burimi