Kush janë “rrufetë” e ‘EURO 2024’, pjesë e listës së futbollistëve më të shpejtë edhe mesfushori shqiptar

Kush janë “rrufetë” e ‘EURO 2024’, pjesë e listës së futbollistëve më të shpejtë edhe mesfushori shqiptar

Një futbollist shqiptar është mes lojtarëve më të shpejtë që kanë qenë pjesë e “EURO 2024”. Këtë e ka treguar UEFA nëpërmjet të dhënave të saj, teksa ka përditësuar shpejtësitë më të larta të regjistruara nga futbollistët në fushën e lojës gjatë ndeshjeve të këtij aktiviteti.
Më i shpejti nga të gjithë rezulton të jetë Kilian Mbape, i cili me 36,5km/orë ka lënë shumë pas futbollistët e tjerë. Ai ndiqet nga Ferran Torres i Spanjës me shpejtësinë maksimale të regjistruar me 36 km/orë, si dhe Benxhamin Sheshko me 35,9 km/orë.
Sa i përket futbollistit shqiptar, ai është Nedim Bajrami, i cili në këtë turne ka regjistruar shpejtësinë maksimale 34,8 km/orë në ndeshjet e luajtura me fanelën kuqezi. Mesfushori kuqezi ndan vendin e 19 në renditjen e UEFA-s për këtë statistikë me Kajl Uoker të Anglisë, teksa ka lënë pas emra si Xhamal Musiala dhe Niko Uilliams.
nedim bajrami mesfushori shqiptar futbollistët më të shpejtë në europian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente