Kur të kref bishtin Batoni, kujdes se aty është Shejtoni!
Batoni ka 11 vjet që flet, analizon, shan dhe lavdëron sipas porosisë së Ramës, sepse aty e ka lidh kalin.
Ish-deputeti i PD, Myslim Murriz ka ironizuar qendrimet e gazetarit Baton Haxhiu. Ky i fundit sa herë del në emisione mundohet të dërgojë mesazhe dhe të bëjë të gjithë diturin. Të enjten që lamë pas ai ishte në “Opinion”, ku lavdëroi vetëm dy figura nga 12 drejtuesit politikë të PD, Oerd Bylykbashin dhe Belind Këlliçin.
Por duket se lojën e tij e ka kuptuar Myslim Murrizi, i cili ka goditur bukur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Prandaj i them Belindit dhe Oerdit që kujdes me “frenat” dhe avash-avash mos i jepni “gaz” se digjni motor.
Batoni ka 11 vjet që flet, analizon, shan dhe lavdëron sipas porosisë së Ramës, sepse aty e ka lidh kalin.
Bile në fakt kalin e ka lidh tek padrino i Ramës që predikuan dhe shpikën Ballkanin e Hapur, por në fakt i gjithë investimi i tyre ishte për BALLKONIN e mbyllur, ku prej 250 ditësh qendron kryetari i PD, z. Sali Berisha”, shkruan Murrizi.
Baton Haxhiun, pasi e përzunë nga mediat e Kosovës, duket se ka gjetur vend te banaqet e së enjteve mbrëma. Kur del te televizioni i Berishës, e mbështet këtë të fundit, ndonëse Berisha nuk ka lënë gjë pa thënë. Kur del te Fevzoja kujdeset të godasë rivalët e Ramës dhe mundohet të japë mesazhe.
Por kulmi ka arritur këto ditë, ku Batoni po tenton të tregojë se di dhe politikën amerikane. Por në fakt, e gjitha bëhet për të kapur ndonjë lekë tek tuk, pasi si ai dhe shumë të tjerë marrin miliona duke gënjyer banaqeve. /Pamfleti