“Kujdes Zvicrën!” Legjendat e Anglisë paralajmërojnë ‘3 Luanët’: Ndaj Italisë ishin të jashtëzakonshëm
Zvicra eliminoi Italinë në 1/16 duke vijuar rrugëtimin në “EURO 2024”. Pas fitores ndaj “Axurrëve”, disa nga emrat e njohur të futbollit anglez kanë paralajmëruar Anglinë që të ketë kujdes nga ekipi helvet.
“Zviceranët ishin të shkëlqyer në gjithçka që bënë. Ata ishin absolutisht të jashtëzakonshëm”, thotë legjenda e Njukasëllit, Alen Shirer. Dy kolegët e tij janë dakord me 54-vjeçarin.
Ylli mes kolegëve anglezë? Granit Xhaka. “Ai absolutisht dominoi mesfushën”, tha Lineker.
Pas ndeshjes me Italinë, Riçards tha për një duel të mundshëm: “Isha i emocionuar më parë, tani nuk jam më aq i sigurt”.
Dhe nuk janë vetëm ekspertët të cilët janë të impresionuar nga Xhaka&Co, por edhe tifozët e Anglisë po dridhen para kombëtares.
Një tifoz i tha “The Sun”: “Anglia duhet të jetë shumë e shqetësuar me Zvicrën në çerekfinale. Taktikisht ata janë milje përpara nesh”.legjendat e anglisë ndeshja me zvicrën
Burimi