![Kualifikueset e Botërorit 2026/ Ylli i Anglisë në dyshim për ndeshjen me Shqipërinë, trajneri i njohur konfirmon lajmin](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/kualifikueset-e-boterorit-2026-ylli-i-anglise-ne-dyshim-per-ndeshjen-me-shqiperine-trajneri-i-njohur-konfirmon-lajmin_6771a1eb4ee98.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Kualifikueset e Botërorit 2026/ Ylli i Anglisë në dyshim për ndeshjen me Shqipërinë, trajneri i njohur konfirmon lajmin
👁1694
Arsenali u përball në muajin dhjetor me dëmtimin e yllit të sulmit, Bukajo Saka. Ky i fundit iu nënshtrua ndërhyrjes dje, ndërsa rikuperimi pritet të zgjasë më tepër nga sa mendohej.
Fillimisht u tha se lojtari i Anglisë mund të ishte gati në shkurt. Trajneri Arteta ka treguar se tashmë kjo gjë nuk është e mundur.
“Do të jetë më shumë se dy muaj. Nuk e di saktësisht sa më gjatë. Është shumë e vështirë për t’u thënë”, u shpreh trajneri i njohur.
Saka është pjesë e përfaqësueses së Anglisë. Kështu me shumë gjasa do ta humbasë ndeshjen me Shqipërinë, që luhet më 21 mars dhe hap grupin për kualifikueseset e Botërorit 2026.bukajo saka sulmuesi anglez kualifikueset e kupës së botës 2026
Burimi