Kristian Shpendi “tërbon” klubet para merkatos së janarit, drejtori i Çezenës: Kam marrë telefonata për sulmuesin kuqezi

Kristian Shpendi “tërbon” klubet para merkatos së janarit, drejtori i Çezenës: Kam marrë telefonata për sulmuesin kuqezi

Kristian Shpendi po shkëlqen në Serinë B italiane me Çezenën. Sulmuesi i Shqipërisë U-21, vazhdon të dhurojë performanca të shkëlqyera, me të cilat ka marrë vëmendjen e klubeve “BIG” në Itali.
Është vetë drejtori sportiv i Çezenës, Fabio Artiko, i cili ka folur së fundmi për situatën e Shpendit, që momentalisht është i dëmtuar. Përtej kësaj, Artiko thotë se për talentin shqiptar ka marrë telefonata.
“Për mua është e pamundur që ai të jetë i gatshëm përpara ndërprerjes së kampionatit. Në po punojmë që ta kemi në 100%-shin e tij. Kristian i ka befasuar të gjithë, edhe ata që besonin në cilësitë e tij.
Deri më tani kam marrë vetëm telefonata që thonë: ‘E njohim atë (Shpendin), le të shohim, do të flasim’. Por nuk kam marrë asnjë ofertë. Çmimi i tij vendoset nga tregu dhe nga vazhdueshmëria e asaj që ai po bën”, është shprehur Artiko.
Në këtë sezon, 21vjeçari ka zhvilluar 19 ndeshje. Në këto sfida, Shpendi ka shënuar plot 12 gola.kristian shpendi sulmuesi shqiptar çezena
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente