Krimi makabër në Itali/ Dy të rinjtë e qëlluan 25 herë me thikë 17-vjeçarin shqiptar për 250 Euro

Krimi makabër në Itali/ Dy të rinjtë e qëlluan 25 herë me thikë 17-vjeçarin shqiptar për 250 Euro

Thomas Christopher Luciani

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e një adoleshenti shqiptar në Itali. Viktima është Thomas Christopher Luciani 17 vjeç. Dy autorët e mitur, njëri djali i një avokati, dhe tjetri djali i një polici u vunë në pranga.
Sipas medieve italiane, i mituri shqiptar i detyrohej 250 euro njërit prej dy autorëve. Ata e kanë goditur 25 herë me thikë shqiptarin. Pas kësaj dy autorët, sipas mediave italiane shkuan në plazh ku u takuan me miqtë e tyre, dhe u lanë në det.
“Thomasi po bënte përpëlitje gati vdekjeje dhe i thanë të mbyllte gojën… Unë u trondita, nuk dija çfarë të bëja, doja t’i ndaloja ata, por nuk e dija se si, ndërsa ata po e godisnin.
Pavarësisht asaj që ndodhi, ne shkuam në breg të detit për të notuar. Aty njëri nga dy vrasësit “hodhi thikën që kishte mbështjellë me një çorape të lyer me gjak, duke e lënë pas shkëmbinjve” tregoi njëri nga personat e ndaluar.thomas christopher luciani itali
Burimi