Kreshnik Spahiu: Qeveria të japë llogari pse heshti kur KLSH denoncoi korrupsionin në spitale

Kreshnik Spahiu: Qeveria të japë llogari pse heshti kur KLSH denoncoi korrupsionin në spitale

Juristi Kreshnik Spahiu, ka folur për skandalin tek Onkologjiku. Ai tha se qeveria heshti kur KLSH denoncoi korrupsionin në spitale. 
Sipas tij, nëse ka subjekte që janë objekt i veprimtarisë së SPAK, atëherë SPAK duhet ta marrë këtë çështje për hetim.
Spahiu shprehet se Ministria Shëndetësisë ka pasur dijeni edhe për moskryerjen e detyrës të këtij dikasteri, i cili ka lënë që situata të rrëshqasë deri këtu.
“Pse qeveria hesht kur KLSH denoncoi korrupsionin në spitalin Onkologjik. Populli duhet të dijë pse Rama nuk mbledh partinë dhe të merret me këtë çështje, pse nuk merret me problemet kryesore që shqetësojnë popullin. Pse qeveria nuk e ka prioritet shëndetësisë edhe pse premtoi shëndetësi falas, kur sot është me e paguara në vend. SPAK duhet ta marrë këtë çështje si hetim nëse ka subjekte që janë hetim, ose objekt i veprimtarisë së SPAK. Ministria Shëndetësisë ka pasur dijeni dhe me moskryerjen e detyrës të këtij dikasteri ka lënë që situata të rrëshqas deri këtu. Në spitale më mirë mos të shkosh sepse ta përshpejtojnë, situata po agravon shumë keq”, tha ai për “Report Tv”.
Burimi