Kreshnik Spahiu: Nëse BE mandaton nga burgu Belerin, Shqipëria të hedhë në kosh Ligjin për Dekriminalizimin
Juristi Kreshnik Spahiu teksa ka komentuar protestën e opozitës në 11 korrik, u ndal edhe tek Fredi Beleri.
Sipas tij, nëse BE mandaton një të burgosur në Shqipëri si Beleri, atëherë vendi ynë le të hedhë në koshin e plehrave ligjin e dekriminalizimit, të kërkuar me aq insistim nga Bashkimi Europian.
“Nuk jam i sigurt do dalin me Belerin apo pa Belerin. Ky Bashkimi për Fitore ka dhe një eurodeputet. Jam kurioz të shoh reflektimin e PD-së në marrëdhënien me Greqinë. PD ka përgjegjësi ndaj kombit, ka hapur një vatër konflikti nacionalist në zemër të jugut të Shqipërisë, duke i lënë në kontroll Himarën Athinës. Nëse BE mandaton nga burgu Fredi Belerin dhe nëse do mandatojë një të burgosur nga Shqipëria duhet Shqipëria të hedhë në koshin e plehrave ligjin e dekriminalizimi. BE bëri presion ndaj Shqipërisë të miratojë ligjin e dekriminalizimit. Tani BE bën të kundërtën dhe hedh në kosh ligjin”, tha Spahiu për “Report Tv”.
Burimi